Basha i vendosur: Kurrë pazar me të keqen, largimi i Ramës i...

Basha i vendosur: Kurrë pazar me të keqen, largimi i Ramës i panegociueshëm

61
0
Shares

Nga Elbasani, kreu i PD, Lulzim Basha bëri të qartë se nuk do të ketë pazar me kryeministrin Rama, duke i mbyllur kështu rrugën për dialog.

Basha: Zotimi im si kryetar i PD si kryetar i opozitës së bashkuar para jush dhe përmes jush para çdo shqiptari  është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si gjithë Evropën do të shkojë deri në fund, deri në fitore.

Njësoj si minjtë e zënë në çark, në çarkun e paudhësive të tyre, Rama dhe banda e tij kanë nisur të lëvrihen në anijen që po mbytet. Me siguri keni dëgjuar thashethemet që përhapin se tani nuk ka më asnjë barrierë, minjtë e ndjejnë ankthin dhe kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza. Qeveri e përbashkët Basha-Rama, e të tjera broçkulla si këto. Këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, pushtetin tonë e dorëzua. Këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, karriget tona janë të popullit, se ne këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë është pushteti i krimit. Le ta them qartë dhe prerë, pazar në kurriz të shqiptarëve, kurrë, kurrë, asnjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY