“Hakmarrja” vazhdon, nis hetimi për opozitën, nën akuzë disa ish deputetë të...

“Hakmarrja” vazhdon, nis hetimi për opozitën, nën akuzë disa ish deputetë të PD-së

96
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj 6  ish-deputetëve të Partisë Demokratike për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

Bëhet fjalë për një incident brenda Drejtorisë së Policisë pas protesës së opozitës me 16 shkurt.

“Pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorise Vendore te Policise, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë” sqaron prokuroria.

Në lidhje me këte rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë sq rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal.

Ky hetim ka filluar pas protestës se datës 16.02.2019.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY