Basha mbledh ish-deputetët, cili është objektivi i PD në prag proteste

Basha mbledh ish-deputetët, cili është objektivi i PD në prag proteste

80
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ish-deputetët kanë zhvilluar një takim në selinë e demokratëve.

Mbledhja ka ardhur në kuadër të prezantimit të platformës ekonomike të PD-së.

Sipas burimeve për DRONI.al, Basha gjatë mbledhjes nuk ka diskutuar me ish-deputetët për protestën e 2 qeshorit, por për detaje rreth organizimit të saj por fokusin e ka vënë te takimi me qytetarët dhe bizneset.

Basha iu ka kërkuar ish-deputetëve që të zhvillojnë takime masive dhe të  shtrira në nivel kapilar në të gjitha bizneset e Tiranës.

Ai iu ka theksuar atyre se deri në protestën e së dielës, 2 qershor, ata të kenë zhvilluar takime me të paktën 40 mijë biznese në kryeqytet dhe t’i ftojnë ata në protestën e 7-të kombëtare të opozitës së bashkuar.

Takime kapilare me biznese të Tiranës. Nuk duhet lëne asnje biznes pa prekur.  Deri të dielën para protestës të jenë takuar rreth 40 mijë binese në Tiranën urbane. T’u lihet fletëpalosja me pikat kyçe të programit te PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël, fletëpalosja me taksat e rritura në Tiranë dhe të ftohen të marrin pjesë në protestë,- është shprehur Basha brenda në takim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY