Vrasja e 28-vjeçarit Marjo Majollari, Gjykata liron të dyshuarin kryesor

Vrasja e 28-vjeçarit Marjo Majollari, Gjykata liron të dyshuarin kryesor

167
0
Shares
Kastriot Gjuzi

Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimet për Kastriot Gjuzin të akuzuar për vrasjen e Mario Majollarit rreth një vit më parë.

Disa javë më parë, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar pushimin e procedimit, pasi nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Gjuzit.

Gjuzi nuk e pranoi asnjëherë fajësinë, duke thënë se nuk e ka varë ai Majollarin, por në atë kohë prokurori pretendonte se kishte prova të mjaftueshme për të ngritur dyshimin e arsyetuar, se ai ishte autori i vrasjes.

E pranishme në seancën e sotme ishte edhe nëna e Majollarit, e cila nuk ishte dakord me këtë vendim. Prokurori ka argumentuar në seancë se nuk janë gjetur provat materiale, si arma e krimit dhe për këtë nuk vërtetohen pretendimet.

Ndërkohë, nëna e Majollarit duke folur për mediat, është shprehur e revoltuar dhe thotë se do të apelojë vendimin.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur me 12 Prill të vitit të kaluar, policia nisi hetimet mbi motivet e vrasjes dhe si pistë e parë ishte ajo e gjakmarrjes për shkak të dy vrasjeve që i ati i Majollarit kishte kryer në vitin 2000.

*Kliko per ngjarjen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY