“Fantazma e diktaturës po troket te porta, maskuar si deputetja Eglantina Gjermeni”

“Fantazma e diktaturës po troket te porta, maskuar si deputetja Eglantina Gjermeni”

145
0
Shares

Nga Artan Fuga

Fantazma e diktaturës po troket te porta, maskuar si deputetja Eglantina Gjermeni! Komuniteti shkencor dhe universitar i vendit duhet të ngrihet më këmbë.

Pas uzurpimit nga ushtaraket të Akademisë së Shkencave po del se fshihet dikatura mbi universitetet dhe agjencitë shkencore, mbi idetë dhe rezultatet shkencore. Neni 55 po rilind! Po na sfidojnë duke na hequr të gjitha liritë dhe së pari lirinë për të menduar!

A ka më profesorë në Shqipëri apo kanë vdekur të gjithë prandaj nuk flasin!

A ka më pedagogë në Shqipëri, apo të gjithë duan të bëhen borije e urdhërit politik!

Po na sfidojne duke na hequr lirine!

A ka më rektorë apo janë bërë të gjithë zëvendësa adminstratorësh, pra nëntogera!

A ka më senate shkencore apo janë bërë të gjitthë shurdh memeca!

A ka më doktorë dhe doktoranta apo janë bërë të gjithë emigrantë dhe pula të ngordhura!

Diktaturën e ideve e keni te porta! Nesër mos thoni për alibri : Nuk e dinim!

A ka më diplomatë europianë dhe perëndimorë në Tiranë

Komuniteti shkencor i vendit duhet të ngrihet në këmbë sa nuk është vonë kundër planeve djallëzore të kazermimit të mendimit dhe ideve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY