DETAJE/Sherri me armë në Tiranë, autori i plagosjes një student i Akademisë...

DETAJE/Sherri me armë në Tiranë, autori i plagosjes një student i Akademisë së Policisë

115
0
Shares

Detaje të reja mësohen për sherrin me armë në Sauk, ku mbeti i plagosur një person.

Identiteti i tij është bërë me dije. Bëhet fjalë për një 27-vjeçarin, Ervis Murati.

Ngjarja ka ndodhur përballë Akademisë së Policisë, ndërsa autor i dyshuar për ngjarjen është një student pranë kësaj akademie.

Ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen  e tij.  Sherri mes tyre mësohet se ka nisur për motive banale. Burimet nga Policia thonë se  sherri mes protagonistëve ka nisur për zënie të rrugës nga makina e njërit prej tyre.

Pas kësaj ata janë përplasur me armë, por fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë .

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY