Goditën gardianen, si u arratisën dy shqiptarët nga burgu në Greqi

Goditën gardianen, si u arratisën dy shqiptarët nga burgu në Greqi

230
0
Shares

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur së fundmi në burgun e Avlonës në Greqi.

Sipas të dhënave më të fundit që vijnë nga media greke 2 të burgosurit shqiptarë u arratisën nga pjesa e kuzhinës së burgut. Arratisja u pikas fillimisht nga një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut e cila ka hapur zjarr në ajër.

Por kjo nuk i ka ndalur shqiptarët në qëllimin e tyre për tu arratisur.

Një nga të burgosurit që ra përkohësisht në tokë ka goditur gardianen në fytyrë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Nga policia greke dy të arratisurit vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Një nga dy të arratisurit është 22 vjeç dhe dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e një të burgosuri në Koridallos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY