Djalin ia mori lumi, apeli i babait: Të vendoset një gardh që...

Djalin ia mori lumi, apeli i babait: Të vendoset një gardh që të mos e pësojnë fëmijë të tjerë

109
0
Shares

Një djalë vetëm 4 vjeç shqiptar humbi jetën në rrethana tragjike javën e kaluar në Zvicër, pasi rrëshqiti dhe ra në lumë.

Ngjarja tronditi opinionin publik në Zvicër, që iu gjend në krah familjes shqiptare.

Në një intervistë për median zvicerene ‘Blick.Ch’, Asman.M babai i të djalit u shpreh se ka marrë mbështetje dhe ngushëllime nga familjarët, miqtë dhe shokët për humbjen e djalit.

‘Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”– u shpreh babai i pikëlluar.

Trupi i djalit u gjend më 24 maj në Villnachern nga punonjësit e hidrocentralit pranë Villnachern në Aare.

Babai i vogëlushit ka kërkuar që në vendin ku rrëshqiti djali i tij Zeneli duhet të vendoset një gardh si element sigurie, pasi sipas tij, të njëjtin fat mund të pësojnë edhe fëmijët e tjerë.

“Është vend shumë i rrezikshëm. Nuk dua të dëgjoj më që ndonjë fëmijë tjetër të pësojë atë që pësoi im bir” –tha  babai i djalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY