Lubonja për letrat e Ramës: Fasadë e grisur, shteti i kapur nga...

Lubonja për letrat e Ramës: Fasadë e grisur, shteti i kapur nga mafia dhe oligarkia

99
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja komentoi sot në News 24, letrat që kryeministri Rama i dërgon kundërshtarit politik Lulzim Basha.

“Këto letra i duhen thjesht për fasadë, për të vënë fasadën e grisur të kësaj krize që ka krijuar, të kapur nga mafia dhe oligarkia ku nuk ekzistojnë institucionet, ku nuk funksionin ekonomia dhe as mediat. Në këto kushte i thotë hajde këtu, ulu në tryezë të të të ha unë. Nuk i thotë eja ulemi për të zgjidhur kriza. Kampioni i krizës është Edi Rama. E vetmja mënyrë e opozitës është jo vetëm të protestojë por të përfaqësojë të pa përfaqësuarit. Gjithçka ndodh e shoh si dialogun e ujkut me delen”,- thotë ai.

Sa për protestën e fundit të opozitës, se çfarë impakti ka ajo te qeveria, Lubonja shprehet:

“Po të lexosh letrën e Ramës kupton se protesta nuk e shqetëson fare, e shqetësojnë protestat e dhunshme që bëjnë lajm. Besoj që opozita e ka tërhequr vëmendjen por bota nuk i ka sytë tek Shqipëria vazhdimisht. Këto protesta mund të ishin më të rëndësishme dhe më të fuqishme nëse do kishte më shumë ndërgjegjësim mes njerëzve dhe më shumë besim tek partia që i nxjerr njerëzit nga ky regjim. Rrëzimi i një regjimi kërkon më shumë forcë, forcën e njerëzve të revoltuar që kërkojnë të përmbysin një regjim. Duhet punë dhe këmbëngulje. Opozita duhet edhe të punojë për t’i ndërgjegjësuar njerëzit që në këtë vend të ndryshojë diçka rrënjësisht për interesat e tyre”.

Por si e sheh analisti këtë javë, a do të jetë ajo vendimtare për të nisur dialogu mes qeverisë dhe opozitës? Lubonja thotë se është ende e panjohur se deri në çfarë pikë do të ndërhyjnë ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën.

“Nuk duhet të harrojmë se me mbarimin e zgjedhjeve në Europë që morën rrjedhë jo shumë në favor të atyre që mbështesin hyrjen e shpejtë të Shqipërisë në BE, në këtë rast duhet marrë si e panjohur se deri ku do ndërhyjnë ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën. Këtu ka një luftë nervash dhe një luftë blofesh por kartat më të forta edhe në këtë poker i ka ai që ka pushtetin, Edi Rama. Ky i fundit i do zgjedhjet me opozitën, për shkak të imazhit. E do delen të ulet aty dhe ta hajë. Më mirë nuk duhet hyrë në këto zgjedhje. Të vazhdohet me denoncimet”,- shprehet analisti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY