DETAJE/Plagosja në Lezhë, policia zbulon autorin por e shpall në kërkim

DETAJE/Plagosja në Lezhë, policia zbulon autorin por e shpall në kërkim

178
0
Shares

Policia e Lezhës ka arritur të zbulojë se cili është autori i plagosjes me armë të Ridvan Koçit në Lezhë, mbrëmjen e së dielës. Inicialet e autorit janë P.K, 37 vjeç, nga Lezha dhe më parë ka qënë i dënuar për marrje peng.

Policia njoftoi se identifikoi dhe shpalli në kërkim, autorin e dyshuar të plagosjes së shtetasit R. K., ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K.

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 88 dhe 278/2 të Kodit Penal.”,-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY