FOTO/AKU bllokon 257 kg mish në Durrës, kushtet ku prodhohej sallami skandaloze

FOTO/AKU bllokon 257 kg mish në Durrës, kushtet ku prodhohej sallami skandaloze

156
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 257 kilogramë mish, i cili ishte gati për t’u përpunuar.

AKU njofton se kushtet e përpunimit ishin skandaloze, pasi në të njëjtin vend ku bëhej therja e kafshëve, në të njëjtin vend bëhej edhe tregtimi.

Njoftimi i plotë:

AKU në Durrës ka bllokuar sot ambientin ku kryhej therja e paligjshme e kafshëve të gjalla si dhe 257 kg produkte mishi të konfiskuara për asgjësim.

Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nga qytetarë të përgjegjshëm që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU-së Durrës ushtroi kontroll në subjektin Ramiz Shala (Katundi i Ri, Durrës) për therjen e paligjshme të kafshëve të gjalla dhe tregtimin e produkteve ushqimore të pasigurta.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambjent të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit.

Ambjenti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla. Mbetjet teknologjike të procesit të therjes të kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj), përfundonin në kanal, duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambjent të posaçëm, duke kontaminuar mjedisin përreth.

 

Për shkeljet e evidentuara, AKU vendosi masat administrative:

1. Gjobë në vlerën 100,000 lekë për therje të kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme,

2. Gjobë në vlerën 150,000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore,

3. Konfiskim të produkteve ushqimore (të cilat do t’i nënshtrohen procesit të asgjesimit) dhe mjetet e punës (çengela, thika etj) me të cilat është kryer aktiviteti i paligjshëm,

4. Bllokim i ambientit të improvizuar dhe të përdorur për kryerjen e procesit të paligjshëm të therjes së kafshëve të gjalla.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon dhe fton çdo konsumator të përgjegjshëm, që nëpërmjet raportimeve, të bëhet pjesë e sfidës sonë të përbashkët dhe të kontribuoj cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY