EMRI/Qëllohet një tjetër person në Lezhë, i plagosuri: Nuk arrita ta njoh...

EMRI/Qëllohet një tjetër person në Lezhë, i plagosuri: Nuk arrita ta njoh autorin

107
0
Shares

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës ne lagjen “Gurra”. Sipas policisë, i plagosuri është Ridvan Koca.

Ditën e sotme 35-vjeçari Ridvan Koca  ka treguar se nuk ka arritur ta njohë autorin.

Burimet bëjnë me dije se Koca është shprehur se autori i është afruar në tavolinë, në lokalin ku ai po pinte kafe dhe e ka qëlluar në këmbë.

Nuk kam konflikte me njeri. Nuk arrita ta njoh autorin dhe nuk e di se ush mund të jetë. M’u afrua në tavolinë dhe më qëlloi tek këmbët,”- mësohet të jetë shprehur ai.

Lezhë/Informacion paraprak i policise

Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë,  është plagosur me armë zjarri R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në  spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY