Shumë shpejt qeveri të re në Maqedoninë e Veriut, Zaev tregon të...

Shumë shpejt qeveri të re në Maqedoninë e Veriut, Zaev tregon të ardhmen e kabinetit të tij

81
0
Shares

Më shumë se 1/3 e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut do të ndërrohet. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit në fjalë, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-Demokrate, në të cilën shkarkoi gjashtë nënkryetarët e partisë dhe organet tjera partiake.

Do të ketë ndryshime në postet ministrore. Do të ndërrohen më shumë se një e treta e ministrave, që nënkupton qeveri të re. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në qeveri. Çdokund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime,”– mësohet të jetë shprehur Zaev sipas REL.

Gjithçka nisi për shkak të rezultatit jo të mirë në zgjedhjeve presidenciale. Partia e tij arriti të fitonte në 21 prill me një diferencë prej vetëm 5 mijë votash kundrejt VMRO-DPMNE-së, partisë opozitare e cila në zgjedhje mori pjesë e vetme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY