DETAJE/Përgjaket Vlora, atentati i merr jetën të riut dhe lë të plagosur...

DETAJE/Përgjaket Vlora, atentati i merr jetën të riut dhe lë të plagosur një tjetër

103
0
Shares
Foto Ilustruese

Një atentat me armë zjarri në qytetin e Vlorës rreth orës 01:00 të natës i ka marrë jetën një të riu, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë. Viktimë e atentatit ka mbetur 22-vjeçari, Sotiraq Mhilli.

Dy të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri në kohën kur po ktheheshin me një motor drejt shtëpisë së tyre. Ndërkohë mësohet se një makinë tip Mercedes ka qenë duke i pritur në rrugë dhe më pas ka qëlluar drejt tyre, duke i marrë jetën kështu të riut 22-vjeçar dhe duke plagosur rëndë edhe 32-vjeçarin e identifikuar si Eno Mata.

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bishan është djegur një makinë tip “Mercedes”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY