”Puno pak, ha shume dhe bej qejf”, kerkon te fitoje ne Kelcyre

”Puno pak, ha shume dhe bej qejf”, kerkon te fitoje ne Kelcyre

91
0
Shares

Hapja e shtëpive publike dhe legalizimi i hashashit për banorët e Këlcyrës. Këto janë dy prej pikave kryesore të programit elektoral të kandidatit për kryetar Bashkie të Këlcyrës, Hazbi Kasaj për zgjedhjet e 30 qershorit.

Slogani i Hazbiut bën diferencën me sloganet e partive tradicionale, “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”.

Ambiciet e tij janë të shumta pasi ekonominë vendase, kërkon t’a zhvillojë përmes kultivimit të hashashit ndërsa për argëtimin e rinisë, çeljen e shtëpive publike. Për të parën mendon të organizojë një referendum pasi në këtë mënyrë zhvillohet edhe ekonomia vendase.

Hasbiu do të garojë në këto zgjedhje nën siglën e Partisë së Emigracionit Shqiptar me kryetar Kristaq Papa, i detyruar pasi “Zgjidhja” nuk ia dha këtë mundësi.

Kasaj do të ballafaqohet me Klement Ndonin nga PS që rikandidon për një mandat të tretë dhe Shkëlqim Muhaj nga partia Bindja Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY