Collaku i pergjigjet Agron Malajt: “Tradhetove” shume shpejt skuadren tende te 21...

Collaku i pergjigjet Agron Malajt: “Tradhetove” shume shpejt skuadren tende te 21 janarit

135
0
Shares

Kreshnik Collaku pyet kandidatin e Edi Rames ne Mat: Si ka mundesi qe “tradhtove” menjehere gardiste e police te plagosur dhe dhunuar me 21 janar, ne ate proteste te pergatitur per kufoma ?

Postimi i Collakut:

Paska folur me gojen e perdale te kryefamiljarit te familjes se tij politike ky ish drejtuesi i grupit te zjarrit te 21 janarit Agron Malaj

Ka ricikluar akuzat e rendomta qe ben tash 12 vjet Partia e Rames por qe deri me sot ska dhene asnje fakt te vetem, perkundrazi ka vertetuar qe gjithcka eshte thjesht propagande.
Kane 6 vjet ne pushtet dhe nuk kane vertetuar qofte dhe nje akuze te vetme ndaj Lulzim Bashes. Kane 6 vjet qe skan bere asnje investim, vec kane vjedhur, grabitur, plackitur shqiperin dhe shqiptaret. Kane 6 vjet qe jane vene ne sherbim te krimit qe i solli dhe i mban ne pushtet.

Une sot i kam disa pyetje per ish gardistin
A ishte familja jote politike PS edhe ne diten e 21 janarit kur mesyn garden e policine per te shkelur mbi kufoma?

Si ka mundesi qe “tradhtove” menjehere gardiste e police te plagosur dhe dhunuar ne ate proteste te pergatitur per kufoma ?

Si ka mundesi qe brenda 48 oreve paske dale i pafajshem?

Si ka mundesi qe paske informacion dhe nuk ua ke bere te ditur institucioneve te drejtesise?

Te pakten lexoj ato qe te shkruajne se Matjanet nuk e kane zakon te presin ne bese miqt e bashkpunetoret sic te nxoren ty ne kete leter.

Po te kishte pasur qofte dhe nje fakt qe implikon Lulzim Bashen,familja jote politike do kishte bere gjithcka per ta cuar para drejtesise.

Sa per mbeshtetjen qe ka Lulzim
Basha ne Mat ti e di me mire se kushdo tjeter,e prekur e provuar,pasi as me krim e as me droge e para korrupsioni nuk ia keni dale ta ndryshoni ate.
Mati ia ka dhene besen PD dhe Lulzim Bashes dhe do ti prije betejes per nje Shqiperi si Evropa.

Postimi i Agron Malaj:

Më 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhrat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhrat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë.

Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon. Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale.

Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhrat për të qëlluar mbi protestuesit. Unë Lulzim, nuk kam abuzuar kurrë. Si atëherë në Gardën e Republikës, si në drejtorinë e OSHEE-së si drejtues i PS-së Mat dhe sot që kam privilegjin t’u kërkoj besimin për t’u shërbyer matjanëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY