Humbi jetën bashkë me gruan në aksidentin tragjik, sot mbahen homazhet për...

Humbi jetën bashkë me gruan në aksidentin tragjik, sot mbahen homazhet për oficerin shqiptar

95
0
Shares

Në një aksident të rëndë në Rumani humbi jetën oficeri shqiptar Ervin Dervina bashkë me gruan e tij, shtetasen rumune. Sipas mediave rumune, aksidenti ndodhi pas përplasjes midis dy makinave dhe një kamioni, ku mjeti i fundit është përmbysur ndërsa dy makinat e vogla kanë dalë nga rruga.

Në lidhje me aksidentin e rëndë familjarët e Dervinës u shprehën se oficeri shqiptar kishte dalë  me të shoqen e tij për të festuar ditëlindjen e saj në ditën kur humbën edhe jetën.

Mësohet se homazhet për oficerin Dervina do të zhvillohen sot në teatrin ‘Skampa’ në Elbasan nga ora 10:00 deri në orën 11:00, 3 ditë pasi ai humbi jetën në Rumani., percjell dosja.al

Dervina ishte me detyrë si  oficeri kontakti i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY