‘Dialogu i kryeministrit’/ Mustafaj: Letrat e Ramës, komedia cinike e rradhës

‘Dialogu i kryeministrit’/ Mustafaj: Letrat e Ramës, komedia cinike e rradhës

83
0
Shares

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24 është shprehur se, kryeministri Edi Rama nuk dëshiron dialog, por bën komedi me letra.

Sipas Mustafajt, letrat e Ramës janë të shkruara me cinizëm dhe se nuk është kjo formë sesi mund të kërkohet dialogu.

“Letrat e kryeministrit janë komedi cinike e radhës. Në rast se Rama do ta kishte të sinqertë dialogun, nuk do ta bënte në mënyrë publike. Nuk bëhen këto gjëra të tilla kërkesa me anë të letrave të hapura e kësisoj. Në ato letra ka edhe shprehje arrogante, si duket nuk ka punë tjetër përpos se të shkruajë letra. Rama nuk do dialog, por hiqet sikur dëshiron. Negociatat kanë punën e tyre, bëhen larg medias, larg opinionit publik.”, tha Mustafaj.

Sa i takon rolit të ndërkombëtareve, Mustafaj është shprehur se, me kalimin e kohës po presionojnë më shumë qeverinë dhe institucionet që drejtohen nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk mund të pritej, nuk kishte asnjë arsye metodologjike, që diplomatët të përshëndetin djegien e mandateve. Përfaqësuesit e një vendi demokratik në asnjë mënyrë nuk e përshëndet një akt të tillë. Kjo sepse lufta politike, alternativa politike duhet të shfaqet në parlament. Ajo që po shoh është se ndërkombëtarët janë duke bërë presion të barabartë. Ata po ushtrojnë presion mbi Ramën dhe institucionet qeveritare që Rama drejton. Ndërkombëtarët madje së fundmi janë duke ushtruar presion mbi qeverinë më shumë sesa mbi opozitën”, tha Besnik Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY