Protesta e opozitës, reagon SHBA: Përmbahuni, kush përfshihet në akte dhune kryen...

Protesta e opozitës, reagon SHBA: Përmbahuni, kush përfshihet në akte dhune kryen krim

81
0
Shares

Ambasada Amerikane bën thirrje për përmbajtje në protestën e sotme të opozitës.

Në një deklaratë, ajo i kërkon protestuesve dhe forcave ligjzbatuese që të qëndrojnë larg dhunës.

“Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë“, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Deklarata e ambasadës amerikane

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY