Ramës nuk i durohet, pas letrës së katërt dërgon një tjetër mesazh...

Ramës nuk i durohet, pas letrës së katërt dërgon një tjetër mesazh për Bashën

91
0
Shares

Pas letrës së katër publike në adresë të kreut të opozitës Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka një tjetër mesazh për të.

Në një postim në twitter, kreu i qeverisë, të cilit Basha i kërkon dorëheqjen nga ky post, ka zgjedhur vargjet e Leon Tolstoit, për t’i dërguar një tjetër mesazh në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik.

“Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”🙏- shkruan Rama në twitter.

Rama pak orë më parë, shkruante në letren e tij të fundit, se Basha duhet ta harronte largimin e tij, kusht ky që opozita e ka shprehur hapur.

Protesta e opozitës zhvillohet për të larguar kryeministrin Edi Rama, ne menyre qe ti hapet rruga zgjedhjeve të lira dhe krijimit te nje qeverie tranzitore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY