Akademia e Shkencave, gazetari bën një krahasim tallës mes Ugandës dhe Shqipërisë

Akademia e Shkencave, gazetari bën një krahasim tallës mes Ugandës dhe Shqipërisë

121
0
Shares

Situatës së krijuar me zgjedhjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave, gazetari Klodian Tomorri e ka paralelizuar me një situatë të ndodhur në Ugandë.

Rasti flet për kryetarin e Shkencës në Ugandë i cili ishte ai që zbuloi HIV/AIDS, kur kandidoi nuk mori as 60% të votave.

Ndërsa, kur gazetari merr rastin e Shqipërisë, thotë që Skënder Gjinushi, pa u marrë me shkencë, siguron rreth 80% të votave.

REAGIMI I GAZETARIT

Ne vitin 2014 Akademia Kombetare e Shkencave ne Ugande zgjodhi kryetar Nelson Seëankambon. Nje profesor mjekesie i diplomuar ne Universitetin e Torontos, Seëankambo eshte mjeku qe zbuloi i pari virusin HIV/AIDS.

Por ndonese eshte nje shkencetar me fame boterore dhe i paperlyer asnjehere me politike, kur kandidoi per kreun e Akademise Ugandeze mori me pak se 60 per qind te votave. Kjo eshte Uganda, vend i botes se trete.

Tani te vijme ne Shqiperi. Skender Gjinushi nuk ka as cerekun e CV-se dhe arritjeve shkencore te homologut ugandez. Prej 30 vjetesh nuk merret me me shkence, por ka bere llogje ne politike. Kur kandidon per kryetar te akademise se shkencave merr 85 per qind te votave. Plebishit shkencor.

Shqiperia do ishte nje vend shume me serioz nga sa eshte tani, nese ne Akademine e Shkencave do kishte patur 40 analfabete.

Skender Gjinushi mund te ishte zgjedhur kryetar prape. Por eshte e sigurte se 40 analfabetet nuk do i jepnin kurre 85 per qind te votave sa i dhane 40 shkencetaret qe kemi sot.

A ka akademi skencash ne bote qe voton me 85 per qind te votave nje politikan per kryetar? Edhe parimisht eshte e pakonceptueshme qe shkencetaret te votojne 85 per qind ne nje krah. Sepse nga natyra, intelektuali, shkencetari eshte njeri rebel, antikonformist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY