Denoncimi: Nuk ndalon së vjedhuri, Rama fut në xhep 200 mln euro...

Denoncimi: Nuk ndalon së vjedhuri, Rama fut në xhep 200 mln euro me dy koncesionet

99
0
Shares

Ish-deputeti Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka denoncuar dhënien me koncension të rrugëve të cilat do ti kushtojnë shqiptarve miliona.

Ish-deputeti shprehet se në kohën kur vëmendja është përqendruar tek kriza politike, Edi Rama po vepron nga krahu tjetër duke grabitur shqiptarët.

Me një shënim në “Facebook”, ish-deputeti i referohet dy koncesioneve për rrugët Oikum-Dukat dhe Milot-Balldre. Rama sipas tij do të fusë në xhep 200 mln euro për këto rrugë.

Ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është te kriza politike, Edi Rama nuk ndalon së vjedhuri shqiptarët. Dy koncesionet e fundit që sapo ka miratuar në rrugë janë zhvatje gjigante prej pothuajse 200 mln eurosh. Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro. Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen. Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh.

Sikurse e ka shpjeguar mjaft qartë gazetari Klodian Tomorri, 146 milionë euro nga to do të vidhen, dhe nuk ka pikë dyshimi se në xhepat e kujt do të shkojë shumica e tyre. Qeveria e Edi Ramës është masakër mbi arkën dhe pasuritë publike. Çdo ditë që Edi Rama qendron në pushtet, Shqipërisë i grabiten miliona euro. I ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestëtn tonë sot për të ndalur plaçkitjen kombëtare të Edi Ramës!”,-shkruan  Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY