Kompania Shell jep lajmin e mirë, zbulohet burimi i ri i naftës...

Kompania Shell jep lajmin e mirë, zbulohet burimi i ri i naftës në Shqipëri

236
0
Shares

Shqipëria mund të jetë pranë një zbulimi të rëndësishëm nafte. Testimi i shumëpritur gjigantit ndërkombëtar “Shell”, në pusin e Shpiragut, konfirmoi zyrtarisht potencialin e prurjeve të naftës në këtë zonë, në rendin e disa mijëra fuçive në ditë.

Në një njoftim për shtyp, Shell bën të ditur se, “Zbulimi i Shpiragut për Shell është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur dhe të mbihypur në Shqipëri (struktura gjeologjike ku gjendet rezervuari i hidrokarbureve)”, tha Marc Gerrits, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Shell për Eksplorimin. “Ne jemi të gjithë të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri.” citon njoftimi i kompanisë Shell.

Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fuçive nafte në ditë. Volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu duhet përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.

Zbulimi i Shpiragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, ku Shell ka një pozicion të rëndësishëm jooperues.

Hapi tjetër në programin vlerësues është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve që ka të drejta për të testuar potencialin e tyre.

Herën e fundit që në Shqipëri është zbuluar nafte ishte viti 1998 në vendburimin e Panajasë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY