Tragjike në Zvicër, 4-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në lumë

Tragjike në Zvicër, 4-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në lumë

190
0
Shares

Zenel M., një 4-vjeçar shqiptar  është gjetur i vdekur në lumin pranë parkut të lojërave ku ai u zhduk në Wildegg të Zvicrës.

Djali ishte me nënën e tij Burbuqe ., kur u zhduk papritmas pasditen e së enjtes rreth orës 16:30. Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së premtes, pas operacioneve intensive të kërkimit të policisë.

Ai u gjet nga një punonjës në hidrocentralin e Villnachern. Sipas zëdhësit të policisë, Zeneli ishte në sheshin lojrash me nënën e tij dhe fëmijët e tjerë. Rreth orës 16:30, nëna papritmas vuri re mungesën e djalit. Ajo shkoi menjëherë në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën.

Graser tha se u dyshua se Zeneli mund të kishte rënë në ujë.

“Aabach dhe Aare mbanin shumë ujë për shkak të shirave të ditëve të fundit dhe rrymë ishte e fortë,”-tha Graser. “Kjo e bëri punën kërkimore më të vështirë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY