Ish-ministri Ylli Manjani në një reagim të fundit në rrjetet sociale, shkruan se duhet ta marrë seriozisht kërkimin për azil.
Manjani i referohet Rilindjes dhe arritjeve siç e quan të tyre, të cilat vetëm do ta varfërojnë vendin.
“Sukses i madh i qeverisë!
Rilindja paska mbushur nëntokën e Spiragut me naftë…
Pasi themeluan shtetin më 2013-ën, nafta e Spiragut ishte arritja më e madhe e Rilindjes…
Budallëku ska brirë!
Nejse,
Nuk e di a duhet të gëzohem apo të filloj të mendoj për azil diku.
Kur mendoj se Nigeria ka naftë nën tokë, por mbi tokë sundon kaosi e varfëria nuk ndjehem optimist…
Modeli i sundimit kriminal mbi tokë, bëhet më i egër kur nga nëntoka zbulohet pasuri…
Për fat të keq këtë model e kemi parë….
😔😔😔”-shkruan ai në rrjetet sociale vetëm para pak minutash.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/