Kapen 4 persona problematikë në Fier, mes tyre një grua. Ja pse...

Kapen 4 persona problematikë në Fier, mes tyre një grua. Ja pse akuzohen

86
0
Shares

Policia e Fierit ka ndërmarrë aksionin e fundit ne kuader te planit te  masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

E.K, 32 vjeç, banues në Fier.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.

A.K, 46 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

E.B, 35 vjeç, banues në Lushnje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

L.K, 46 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.C, 54 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip B.M.V i dyshuar i vjedhur jashtë shtetit dhe i pa paisur me leje drejtimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY