Europa respekt për Theresa May, çfarë ndodh pas largimit të saj

Europa respekt për Theresa May, çfarë ndodh pas largimit të saj

97
0
Shares

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ajo respekton vendimin e homologes së saj britanike, Theresa May për t’u larguar nga pozita që ka, dhe ka thënë se Berlini do të vazhdojë të punojë ngushtë me Londrën për të siguruar se Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian në mënyrë të rregullt.

“Unë gjithmonë kam pasur bashkëpunim të mirë me kryeministren britanike”, u ka thënë ajo gazetarëve në Mynih. “Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian përbën një trazicion të madh dhe pavarësisht se çfarë ndodh tani në Britani, Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka për të krijuar marrëdhënie të mira, dhe një Brexit të rregullt”.

Ndërkohë presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshëndetur “punën e guximshme” të kryeministres May sa i përket Brexitit.

“Është shumë herët për të parashikuar pasojat e këtij vendimi. Franca është e gatshme të punojë me kryeministrin e ri britanik dhe të gjitha çështjet dypalëshe”, është cituar të ketë thënë ai, sipas një deklarate të publikuar nga presidenca franceze.

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se konsideron kryeministren May si “ një grua të guximshme për të cilën ka shumë respekt”.

Theresa May, ka njoftuar se më 7 qershor të do të largohet nga pozita e lideres së Partisë Konservatore në Britani, duke i hapur rrugën procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri.

Ajo do të luajë rolin e kryeministres derisa të zgjedhet lideri i ri, proces që mund të zgjasë disa javë.

May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar nga pozita që ka, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016

Gara për ta zëvendësuar atë do të fillojë

Konkursi për të zëvendësuar kryeministren May si udhëheqës konservator dhe kryeministër do të nisë zyrtarisht brenda dy javësh.Gara e cila zyrtarisht filloi shumë javë më parë – do të përfshijë të paktën 10 deputetë konservatorë. Boris Johnson, ish sekretari i Jashtëm, është favorit i tanishëm. Ai pritet të rivalizohet nga ministrat e qeverisë Michael Gove, Sajid Javid, Penny Mordaunt, Jeremy Hunt dhe Rory Stewart, plus të tjerë si Andrea Leadsom, Dominic Raab, Esther McVey dhe James Cleverly.

Por orari për këtë proces ende nuk është konfirmuar. Megjithatë, autoritetet e partisë do të jenë të prirur për të instaluar një udhëheqës të ri shpejt, për të lejuar që personi në fjalë të “formësojë” procesin e Brexit-it para fundit të zgjatjes gjashtë mujore, në fund të tetorit. Një kryeministër i ri me të njëjtat probleme./REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY