Ish-baroja e BB8 përlotet në emision dhe rrëfehet: Ishte e papërballueshme

Ish-baroja e BB8 përlotet në emision dhe rrëfehet: Ishte e papërballueshme

93
0
Shares

Ajo është bërë e njohur si një ndër ish-banore më seksi të Big Brother edhe më pas si një ndër vajzat shqiptare më kontroverse, e cila mundohet ta shijojë jetën ashtu siç i vjen. Por së fundmi ai ka rrëfyer edhe për vështirësitë që i është dashur të kalojë në jetë.

Bëhet fjalë për ish banoren seksi të Big Brotherit, Xhensila Pere, e cila ka zbuluar disa të pathënë nga jeta e saj, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

“Do tregoj diçka shumë personale. Para disa viteve kam kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën time dhe kisha vënë re që vetëm po qaja. Një muaj vazhdova në këtë lloj situate. Në një moment isha duke qarë para pasqyrës dhe i thashë vetes: Kjo do të vazhdosh të jesh? Fshiva lotët, buzëqesha para pasqyrës dhe e kalova kështu situatën time të vështirë.

Ishte një periudhë shumë e vështirë me mamin tim, e cila ishte diagnostikuar me kan.cer. Ishte e papërballueshme nga ana ime, sepse isha dhe pak e vogël. Ndryshimi më ndodhi para pasqyrës. Mora forcë dhe thashë, që edhe mami nuk do që të më shohë ashtu. Unë u bëra forca e mamit. Madje kirurgu kur më takon më thotë: Ti je shpëtimtarja e mamit”, tregoi Xhensila e përlotur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY