Dy shqiptarë u ndaluan në doganë të martën me mbi 2 kilogram kokainë, teksa po përpiqeshin të futeshin në territorin zviceran.
Të dy burrat ishin ishin duke udhëtuar me një makinë me targa gjermane që hynë në Zvicër dhe u bllokuan nga rojet kufitare në kryqëzimin e autostradës “Chiasso Brogeda”.
Gjatë kontrollit ushtruar në automjet u gjetën dhe sekuestruan 10,000 euro, përveç drogës. Pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë 42-vjeçari dhe 27-vjeçari u arrestuan.
Krimet kundër tyre janë bazuar në një shkelje të rënduar nga Ligji Federal për Drogat Narkotike dhe Pastrimin e Parave. Hetimi koordinohet nga prokurori publik Roberto Ruggeri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/