Mbyllen hetimet për dosjen 339, të pandehur 12 persona

Mbyllen hetimet për dosjen 339, të pandehur 12 persona

125
0
Shares

Burime nga Prokuroria për Krime të rënda bëjnë me dije se janë mbyll hetimet për dosjen 339 dhe pritet që ditët në vijim të dërgohen në gjykatë konkluzionet përfundimtare.

Në dosjen e prokurorisë janë marrë 10-12 persona të pandehur.

Ndërkohë vijojnë hetimet për 339/1 ku hetohet shitblerja e votave.

Hetimi për këtë dosje ka nisur që në vitin 2016, ndërsa janë vënë në përgjim disa grupe që dyshohet se trafikonin lëndë narkotike, ndërkohë në përgjime kanë dalë edhe zyrtarë të lartë. Kujtojmë se në kuadër të hetimeve për këtë dosje u arrestuan dhe janë nën hetim dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Kujtojmë se kjo dosje ka qene pikënisja e shumë debateve dhe përplasjeve të palëve të politikës, ndërsa dyshohet se janë të përfshirë dhe emra të njohur, si kryebashkiaku Vangjush  Dako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY