DETAJE/Akuzat për përdhunim, Ronaldon nuk e presin ditë të mira

DETAJE/Akuzat për përdhunim, Ronaldon nuk e presin ditë të mira

98
0
Shares

Ish-modelja Kathryn Mayorga hodhi akuza të forta ndaj futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, duke pretenduar se e kishte përdhunuar. Kjo çeshtje u përfol gjatë për faktin se gruaja në fjalë kishte qenë e martuar me një barist shqiptar që jetonte prej vitesh në Amerikë.

U duk sikur u la pas kjo çeshtje, por kësaj radhe avokatët e Kathryn Mayorga i kanë gjurmuar adresën Cristiano Ronaldos, të cilët avokatët e futbollistit ishin munduar ta mbanin sekrete.

Sulmuesi i Juventus kundërshton me forcë pretendimet se sulmoi ish-modelen, Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas dhjetë vjet më parë.

Avokatët e zonjës Mayorga, nisën ‘të sulmonin’ superstarin e futbollit në tetor, kur policia amerikane rihapi rastin.

Ekipi ligjor i Ronaldos ka qenë duke u përpjekur të heqë dorë nga rasti dhe gazetat thonë se avokatët e futbollistit nuk kanë pranuar të ndihmojnë në gjetjen e shtëpisë së tij.

Por tani, adresa e 34-vjeçarit në Turin, në Itali është gjetur më në fund, pas një gjurmimi përmes të dhënave të pronave, të mbajtura nga Autoriteti Qendror i Italisë, ka raportuar “The Mirror”.

Avokatët që përfaqësojnë ish- modelen, Mayorga pritet të dërgojnë dokumentin e thirrjeve gjyqësore në javët e ardhshme, sapo të përkthehet.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat e huaja, avokatët e Kathryn Mayorga i janë drejtuar menjëherë policisë italiane, e cila me anë të postës së rekomanduar do t’ia dërgojë thirrjen zyrtare futbollistit portugez. Gjatë muajit prill një gjykatës në Las Vegas kishte shtyrë me 180 ditë paraqitjen e Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë i detyruar të dalë para gjykatës për t’u mbrojtur ndaj akuzave që deri tani janë mohuar me forcë nga vetë ai.

Një zëdhënës i Ronaldos nuk pranoi të komentojë mbrëmë, por këmbënguli që pretendimet e lëshuara ishin “krejtësisht të rreme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY