“U pikëlluan nga shqiponja”, stilisti tregon detaje për Serbinë në Eurovision: Ndamin...

“U pikëlluan nga shqiponja”, stilisti tregon detaje për Serbinë në Eurovision: Ndamin të njëjtin korridor

91
0
Shares

Edhe pse Eurosong 2019 përfundoi, dhe ato që mbeten janë kujtimet.  Një të tillë na ka treguar dhe stilisti i Jonida Maliqit.

Këngëtarja kishte marrë me vete në Eurovision një staf të besuar, midis tyre edhe stilistin, Ardi Asllani.

Ardi Asllani ka befasuar me një status në historikun e Instagramit ku shkruan se serbët e shfaqnin hapur mërinë dhe përbuzjen ndaj shqiponjës dhe madje me këngëtaren që përfaqësonte Serbinë, Jonida Maliqi ndante një korridor.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesmarrës, por këngëtarja e shteti të përmendur më parë në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në backstage prej 1 metër e 30 centimetër nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodh rëndomë me të gjithë pjesmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale”,– shkruan Ardi Asllani në profilin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY