Atentat shqiptarit në Gjermani, shoqërohej nga gruaja

Atentat shqiptarit në Gjermani, shoqërohej nga gruaja

132
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në një park në qytetin e Hamburg në Gjermani. Mediat gjermane raportojnë se 36-vjeçari ndodhej i shoqëruar nga një grua në një park. Aty u takua me një person tjetër. Të dy biseduan në gjuhën shqipe, tha për gazetarët policia gjermane.

Më pas, personi i paidentifikuar urdhëroi gruan që të shtrihej përtokë dhe të mos shikonte, ndërsa qëlloi me armë 36-vjeçarin. Ky i fundit mori një plumb në shpatull duke mbetur i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe është në kërkim. Nuk ka asnjë informacion për identitetin e autorit dhe të plagosurit.

Hetuesit kanë marrë deklaratën e gruas që ndodhej së bashku me të plagosurin. Me rëndësi konsiderohet edhe dëshmia e 36-vjeçarit që u qëllua me armë, i cili pritet të merret në pyetje nga autoritetet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje. Ndërkohë policia është duke kërkuar edhe për dëshmitarë të tjerë që mund të kenë parë skenën e krimit. /tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY