Apeli i gjermanëve për dialog, reagon Basha: Mirënjohje Gjermanisë mike

Apeli i gjermanëve për dialog, reagon Basha: Mirënjohje Gjermanisë mike

73
0
Shares

Pas apelit të koalicionit politik në Gjermani CDU/CSU drejtuar sot spektrit politik në Shqipëri ku kërkojnë që palët të diskutojnë për çdo temë, madje për të shtyrë zgjedhjet lokale, ka reaguar edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Përmes një postimi në FB, Basha i shpreh mirënjohjen e tij Gjermanisë, ndërsa shton se ai dhe opozita mirëpresin angazhimin e Berlinit zyrtar për zgjidhjen e krizës në Shqipëri .

POSTIMI I BASHES:

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”, shkruan Basha në postimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY