Letra e Ramës për Bashën, Paloka: Kërkon tu thotë ndërkombëtarëve se gjoja...

Letra e Ramës për Bashën, Paloka: Kërkon tu thotë ndërkombëtarëve se gjoja do dialog

80
0
Shares

Ndërsa të shtunën e 25 Majit opozita pritet të protestojë sërish, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se kjo është e vetmja rrugë që ju ka mbetur për të kërkuar largimin e Ramës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Paloka i quan “lojëra para ndërkombëtarëve” letrat për dialog, që Rama i ka dërguar sëfundi Bashës.

“Letrat, Rama i ka një nga ato lojërat e tija të zakonshme që përpiqet t’ju thotë ndërkombëtarëve se unë jam gati për dialog, se shqiptarët e dinë mirë sa është. Me atë që ndodhi sot në KQZ ai e tregoi se çfarë qëllimi ka: Të manipulojë edhe këto zgjedhje, ndonëse pa opozitën”,- tha Paloka.

Demokrati theksoi se rruga që ata kanë zgjedhur nuk vjen si pasojë e frikës që kanë nga reforma në drejtësi, apo nga ngritja e SPAK. Paloka tha se është pro këtyre institucioneve, por se ato duhet të jenë të pakapura nga Rama.

Janë bërë disa reforma tani, ajo që u nis që e votuam 140 deputetë është edhe ajo qe vazhdoi pastaj nën qeerinë e Ramës. E shihni si kemi ngelur pa gjykata. Kemi qënë ne ata që i kemi kërkuar të ngrihen sa më shpejt këto institucione. Po tani s’ke as reformë as drejtësi. Reforma siç po bëhet është një nga pasojat e këtij individi që drejton sot. I vetmi që e shkatërroi reformën në drejtësi është ai njeri. Ajo reformë sot ka degjeneruar në një pikë të tillë, sa është kapur nga njerëzit e Ramës.

Ai vetting i famshëm për dy të bardhë, thotë njëri është i bardhë dhe tjetri i zi, ndërsa për dy të zinj, njëri i zi e tjetri i bardhë. Ne e kemi bërë të qartë që s’mund të ketë dialog me Ramën kryeminisër. Vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mendon ai. Nëse është kaq i fuqishëm dhe e do vendin kaq shumë sa thotë, të bëjë gjysmën e asaj që bëri kancelari austriak. Të gjithë ne kërkojmë që të ketë një qeveri teknike, që t’i hapë rrugë ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- vijoi ai.

Paloka iu dha një mesazh edhe kritikëve ndaj akteve të dhunës në protestat opozitare. Ai u shpreh se po të mos ishte politika në mes, populli do rebelohej akoma edhe më shumë.

“Presim që të shtunën pjesëmarrja të jetë më e madhe se herët e tjera. Është thënë shpesh kontrollohuni, mos bëni dhunë, por kushdo që e thotë le të kuptojë një gjë: Që po të mos ishin partitë protestat do merrnin tjetër rrugë. Qytetarët do shfrynin dufin në çfarëdolloj mënyre. Ata që bëjnë thirrje le të kuptojnë që protestuesitjanë njerëz që Rama u ka marrë jetën dhe se nuk kanë çfarë humbasin. Jemi ne që i mbajmë ata të mos përshkallëzojnë situatën”,- shtoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY