Dervishi i përvishet Brahos: Shko i lumtur në festimet e 75-vjetorit pas...

Dervishi i përvishet Brahos: Shko i lumtur në festimet e 75-vjetorit pas lapidarëve…

169
0
Shares

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka reaguar lidhur me “shfaqjen” e sotme në parlament, ku u vlerësua raporti nga Instituti për krimet e komunizmit.

Deputeti i dalë nga radhët e PS-së Spartak Braho u tregua i ashpër dhe me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend, teksa po diskutohej për Institutin e studimit të pasojave dhe krimeve të komunizmit.

Braho tha se nga ambientet e ministrisë së brendshme janë nxjerrë dokumente të klasifikuara, nga 2 studiues njëri prej të cilëve  Kastriot Dervishi.

Pas replikave të vazhdueshme në Kuvend, mes Lleshajt dhe të tjerve, Dervishi i është ktyer kundër deputetit Spartak Braho.

REAGIMI I PLOTE

Përveç ministrit Lleshaj, në Kuvendin e Shqipërisë, u pa sot një estradë edhe e ish prokurorit dhe gjykatësit komunist, Spartak Braho. Ky si personazh skeçesh me origjinë fshatin e kooperativat, iu drejtua ministrit Lleshajt se kishte nja “dy hajdutë atje, Dervishin dhe Kaloçin”.

Për të mos ta lënë të paditur Spartak Brahon në këtë moshë, i cili leximit i thotë “vjedhje”, le të sqarojmë ndjekësit e punimeve të Kuvendit. Dervishi jam unë, ndërsa tjetri është Dashnor Kaloçi.

Ky i fundit nuk ka punuar në Ministrinë e Brendshme dhe as ka studiuar në Arkivin e saj. Unë dhe Kaloçi jemi takuar shumë herë në sallën e studimit në AQSH, ku kemi studiuar gjithë Arkivin e Partisë së Punës në prani të syve kureshtarë, dashamirës ose jo, të dhjetëra e qindra vetëve. Për kureshtjen e njerëzisë, dokumentet e Partisë së Punës nuk administrohen nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. 

Në lidhje me çertifikatën e sigurisë që Braho akuzoi punonjësit e ISKK-së se e kanë apo nuk e kanë, pajisja me të është kusht për t’iu paraqitur arkivave që posedojnë informacion të klasifikuar. ISKK nuk administron informacion të klasifikuar e për rrjedhim nuk e ka të domosdoshme një realizim të tillë. Nëse ka arkiva që i kanë dhënë ISKK-së informacion të klasifikuar, përgjegjësia eshtë e tyre dhe jo e ISKK-së.

Shpresoj që Braho të shkojë i lumtur në festimet e 75-vjetorit pas lapidarëve e guralecëve me yje të kuq sovjetikë dhe mos përsërisë gabime të tilla. Ta kisha pjesë së organizatës së dikurshme do ta ktheja nga anëtar në kandidat partie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY