KQZ rrëzon kërkesën e PD dhe LSI, Kaso: Rama po kthen votimin...

KQZ rrëzon kërkesën e PD dhe LSI, Kaso: Rama po kthen votimin monist

95
0
Shares

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Ivi Kaso u shpreh sot se vendimi i marrë nga anëtarët e PS-së është i kundër ligjishëm.

Duke folur për gazetarët jashtë ambienteve të KQZ-së Kaso u shpreh se kërkesa e PD-së ishte brenda ligjit dhe afateve të përcaktuara nga kushtetuta.

Pasi KQZ hodhi poshtë kërkesën për regjistrimin e komisionerëve të PD-LSI, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso deklaroi për mediat se për herë të parë pas 30 viteve pluralizëm, Edi Rama po kthen votimin monist, duke urdhëruar falsifikimin e procesit me kandidatë fallco e të paligjshëm nga Bindja Demokratike.

Ai theksoi se Bindja Demokratike, e krijuar në paradhomën e Edi Ramës, nuk përmbush asnjërin nga dy kushtet ligjore për të paraqitur kandidatë të ligjshëm dhe se nuk ka as deputetë të paktën 6 muajt e fundit, as firma votuesish.

Kqz ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e PD-së dhe LSI-së për të pasur anëtarë në KZAZ për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

I vetmi që votoi pro kërkesës së dy partive më të mëdha opozitare ishte kreu i KQZ-së Klement Zguri.

4 anëtarët që votuan kundër kërkesës së PD dhe LSI, e argumentuan qëndrimin e tyre, duke thënë se për të pasur anëtarë në KZAZ, partitë politike duhet të jenë regjistruar si subjekte zgjedhore.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO
Në vitin 2019, gati 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, në vend që të sigurojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, Edi Rama ka vendosur që për karrigen e tij dhe pushtetin e tij personal, t’u asgjesojë shqiptarëve themelin e demokracisë dhe të vlerave europiane, zgjedhjet.

Pas aleancës me krimin e organizuar, Edi Rama po tenton t’i vendosë një tjetër njollë të paprecedentë procesit zgjedhor në vend. Për herë të parë në historinë postkomuniste në Shqipëri, Edi Rama po tenton të kthejë votimet moniste, duke patur në proces vetëm me kandidatë të partisë në pushtet ose derivate te tij.

Sipas informacioneve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në më shumë se gjysmën e bashkive në vend është regjistruar vetëm kandidati i Partisë Socialiste, duke u mohuar qytetarëve, në thelb, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur.

Në pjesën tjetër, Edi Rama po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatë të një partie të krijuar në paradhomën e Edi Ramës, e cila u regjistrua në gjykatë me ndihmën e Edi Ramës, me firma të falsifikuara, edhe atje në kundërshtim flagrant me ligjin.

Sot, do të provojmë para opinionit publik sesi Edi Rama po përdor çdo mjet, po shkel ligjin zgjedhor dhe po manipulon procesin ende pa nisur për llogari të paterices së tij, Bindjes Demokratike.

Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon.

Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY