DENONCIMI/Biznesmenët zbulojnë urdhërin e ministres: Po na vendosin gjoba armiqësore

DENONCIMI/Biznesmenët zbulojnë urdhërin e ministres: Po na vendosin gjoba armiqësore

116
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e biznesmenit për të treguar pasojat e vendimeve absurde të një ministreje nga Rilindja.

Denoncimi i fortë është bërë sot ndaj Ministres së Financave Anila Denaj nga biznesmenë që po gjobiten rregullisht në Dogana për shkak të një urdhri që synim real ka gjobitjen në masë të tyre.

DENONCIMI I PLOTE

“Ndrikull Falimenti, rrezik madhor për bizneset! Vendos gjoba masive armiqësore në dogana! Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital.

Përshëndetje .

Dua të them për një abuzim, që po ndodh në Doganë dhe nuk ka asnje zgjidhje, sepse po vendosen penalitete për biznezet që importojnë thjesht nga një urdhër që “duhen vendosur sa më shumë gjoba”.

Nuk është problem se biznesi do të paguajë 20.000 lekë për vendosjen e klasifikimit të produktit (nomeklaturën) edhe kur klasifikimi bazohet në fletën e eksportit, dhe gjejnë si justifikim që duhet vendosur një kod tjetër – edhe kur ky kod ka të njëjtin përshkrim me të parin – dhe nga klasifikimi i vendosur në zhdoganimin e produktit, nuk ka asnjë devijim të detyrimeve dhe taksave që duhen paguar. 

Kjo problematikë është absurde dhe qytetari nuk ka asnjë fuqi para disave që lëshojnë urdhra sipas dëshirës, ku kjo cenon mirëqënien e Shqipërisë dhe sjell një frymë të keqe pa shpresë, sikur nuk dot kemi dot forcë për t’u përballur edhe kur qytetari ka të drejtë. 

Po ju shkruaj me shpresë që ky problem të ketë një zgjidhje apo të dëgjohet se çfarë po ndodh. Ju uroj gjithë të mirat dhe kjo të ngelet anonim, sepse çfarë nuk ndodh në Shqipëri.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY