Revolta e Qafë-Barit, ish-deputeti: Kur e keqja nuk dënohet ajo rikthehet dhe...

Revolta e Qafë-Barit, ish-deputeti: Kur e keqja nuk dënohet ajo rikthehet dhe na përndjek

107
0
Shares

35 vjet nga revolta e Qafë-Barit, e organizuar më 22 maj 1984, pranë ish-burgut famëkeq ku vuajtën dënimin qindra të dënuar politikë, u vendos dje një memorial në kujtim të këtyre të dënuarve dhe atyre që humbën jetën nga puna e rëndë, apo torturat dhe pushkatimet pas revoltës.

Memoriali u vendos gjatë  një pelegrinazhi përkujtimor të organizuar nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), në bashkëpunim me Fondacionin Kujto.al dhe Shoqatën e ish-të Përndjekurve Politikë Antikomunistë, në ish-burgun e Qafë-Barit në Fushë-Arrëz, ku morën pjesë dhe dhjetëra ish-të burgosur të Qafë-Barit.

Po me nismën e Fondacionit Kujto.al dhe themeluesit të saj, Agron Shehaj, Bashkia Fushë-Arrëz miratoi emërtimin “Revolta e Qafë-Barit” të rrugës që bashkon rrugën nacionale me ish-burgun famëkeq.

Në fjalën e rastit Agron Shehaj i bëri homazh vuajtjeve çnjerëzore, por edhe qendrës heroike të të burgosërve politikë. Duke folur për punën e jashtëzakonshme të Fondaciopnit Kujto.al që ka hulumtuar dhe bëë publike mbi 52 mijë profile viktimash të komunizmit, të pushkatuar, burgosur apo internuar, ai u shpreh se është detyrë e shtetit shqiptar të zbardhë dhe zbulojë të gjitha viktimat e komunizmit, në mënyrë që jetët e tyre të jenë pjesë e njohur e hsitorisë sonë.

Ndër të tjera Shehaj u shpreh: “Sulmet dhe kërcënimet e eksponentëve të lartë socialistë kundër Agron Tufës janë akte agresive që dihet të dënohen në mënryën më të rreptë. Por ato tregojnë se pranimi dhe reflektimi ndaj krimeve të komunizmit është detyrim jo vetëm ndaj viktimave të së shkuarës tonë komuniste, por edhe domosdoshmëri për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe demokratike. Rikthimi në pushtet i njerëzve drejtpërdrejt përgjegjës për krimet në komunizëm apo i pinjollëve të tyre krenarë për veprën e baballarëve duhet të jetë alarm për shoqërinë tonë që tregon se kur e keqja tolerohet dhe nuk dënohet ajo kthehet sërish për të na përndjekur.”

Revolta e Qafë-Barit përfundoi me pushkatimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës dhe torturat dhe ridënimin e rreth 10 të burgosurve të tjerë, duke treguar një nga fytyrat më çnjerëzore të pushtetit komunist, përballë të rinjve që refuzuan ridaljen në punë të detyruar, duke organizuar një prej të paktave akte rezistence gjatë viteve të terrorit komunist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY