Betohen dy deputetët e rinj, para Parlamentit nis protesta

Betohen dy deputetët e rinj, para Parlamentit nis protesta

102
0
Shares

Dy deputetë të rinj janë betuar sot në Kuvend. Bëhet fjalë për Ervis Meçon nga lista e PD Vlorë dhe nga PS Artemis Dralo, e cila zëvendëson deputetin Flamur Golemi në qarkun e Gjirokastrës.

Golemi ka dhënë dorëheqjen për të garuar për zgjedhjet vendore në bashkinë e Gjirokastrës. Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë shkon 122. Kanë mbetur pa u plotësuar edhe 18 karrige, 17 nga PD dhe 1 nga LSI.

Nga ana tjetër, jashtë godinës po zhvillohet një protestë kundër qeverisë. Janë minatorët të cilë po protestojnë për statusin e tyre.

Gjithashtu dhe minatorët e Korçës, Devollit dhe Ersekës kanë organizuar sot protesta para Prefekturës. Burimet bëjnë me dije se protesta e tyre bëhet për të kërkuar statusin e minatorit.

Syrja Ruci ,kreu i sindikates se minatoreve te Korces tha se protestat po bëhen për të kërkuar të drejtat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY