FOTO/Gabime në llogaritjen e pikëve, ndryshon renditja e Shqipërisë në Eurovizion

FOTO/Gabime në llogaritjen e pikëve, ndryshon renditja e Shqipërisë në Eurovizion

205
0
Shares

Eurovision ka përllogatiru gabim pikët e shteteve pjesmarrsve në kompeticion.

Lajmin e ka publikuar faqja zyrtare e Eurovizionit, duke lajmëruar se pas rillogaritjes së pikëve, renditja ka ndryshuar. Pas numërimit të votave edhe një herë,Shqipëria u rendit në vendin e 17-të.

EBU është përgjigjur rreth gabimit në votimin e jurisë së Bjellorusisë në Eurovizion Song Contest 2019. Ata tashmë kanë sqaruar gabimin që është bërë dhe rezultati ka ndryshuar. Kështu, Maqedonia e Veriut shpallet fituese e jurisë së profesionistëve duke u ngjitur një pozicion më lart në klasifikimin përfundimtar dhe Shqipëria renditet në vendin e 17-të.

Votat e jurisë së Bjellorusisë u rrëzuan pas zbulimit të tyre nga një anëtar i jurisë që është në kundërshtim me rregullat e ESC. Për të qenë në përputhje me rregulloren e votimit, EBU bashkëpunoi me partnerin e tij të votimit për të krijuar një rezultat të përmbledhur (të llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi), që u miratua nga monitoruesi i votimit Ernst & Young, të përcaktojë votën e jurisë bjelloruse për finalen e madhe. EBU mund të konfirmojë që kemi zbuluar se për shkak të një gabimi njerëzor është përdorur një rezultat i gabuar. Kjo nuk ka ndikim në llogaritjen e pikëve që vijnë nga televotimi për të gjithë 41 vendet pjesëmarrëse. Si rrjedhojë, kjo nuk ndikon as te fituesi i përgjithshëm dhe as te katër këngët e renditura në vendet e para, të cilat mbeten të pandryshuara”,-shkruhet në faqen zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY