Dhjetëra të plagosur nga sulmi terrorist, shpëton ministri serb Daçiç: Mezi dolëm…

Dhjetëra të plagosur nga sulmi terrorist, shpëton ministri serb Daçiç: Mezi dolëm…

190
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ishte në aty ku kur ndodhi një sulm me eksploziv me disa te vrare dhe te plagosur.

Teksa ishte në takim me presidentin e vendit në pallatin presidencial në Mogadishu,  para kësaj ndërtese shpërtheu një makinë e mbushur me eksplozivë. Kështu shkruan media serbe Kurir.rs, e cila rrëfen se Ivica Daçiç u gjend në mes të një sulmi terrorist në Somali.

Të paktën gjashtë persona gjetën vdekjen gjatë sulmit, ndërsa 13 të tjerë u plagosën.

Delegacioni serb kishte qenë në Somali për dy ditë, dhe në ditën e fundit të vizitës së tij, Daçiç kishte një takim me presidentin Mohammed Abdulahi Muhamedit/ Lidhur me këtë, ka treguar vetë Daçiç. “Ne këtu në Somali mezi shpëtuam. Një makinë bombë shpërtheu përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”.

Dihet që sulmet në Mogadishu kryhen zakonisht në hotelet dhe godinat ku qëndrojnë zyrtarë dhe diplmatë të huaj.

Daçiç pas kësaj u nis menjëherë për në Serbi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY