EMRI/Kush është durrsaku që iu sekuestrua 1 milionë euro pasuri, i përfshirë...

EMRI/Kush është durrsaku që iu sekuestrua 1 milionë euro pasuri, i përfshirë në aktivitete kriminale

135
0
Shares

Prokuroria më herët sekuestroi disa miliona pasuri të një personi, i cili mendohet se i ka siguruar me aktivitete të paligjshme.

Prokuroria e Durrësit ka ngritur dyshime për 57-vjeçarin Xhakomin Seferi, i cili ka nën zotim disa prona që kapin vlerën e 1 milionë eurove.

Dyshimet janë se kjo pasuri ka ardhur nga aktiviteti kriminal ndaj sot është vendosur sekuestro preventime mbi këto prona. Prona të tjera thuhet se janë në emër të familjarëve.

Policia tha se Seferi ka qenë i dënuar në Itali për gjobëvënie, ndërsa ka dyshime se drejtonte një rrjet prostitucioni në Itali. Thuhet se Seferi disponon në Shqipëri një numër të madh biznesesh, duke filluar nga karburante, lokale, hotele dhe apartamente.
Po sipas burimeve policore, Xhakomin Seferi cilësohet si person i rrezikshëm në Durrës dhe lëvizte me makina të blinduara.

Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY