Godet ish-ministrja franceze: Kundër negociatave me Shqipërinë

Godet ish-ministrja franceze: Kundër negociatave me Shqipërinë

91
0
Shares

Nga partia e presidentit Macron në Francë, vjen sërish kundërshtimi për zgjerimin e unionit.

Ka qënë ish-ministrja franceze e Çështjeve Europiane Natali Luazo e cila është shprehur kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për rrjetin francez RTL.

Ne vijojmë të jemi kundër. Ata janë gjeografikisht në Europë dhe duhet t’i ndihmojmë, por jemi kundër zgjerimit”, tha ajo.

Loiseau kryeson listën e partisë së presidentit Macron “En Marche” në zgjedhjet për parlamentin europian që zhvillohen nga 23 deri në 29 maj. Më herët partia opozitare republikane e ish- presidentit Sarkozy kishte sulmuar En Marche duke thënë se ata tani do hapin negociatat me dy vendet ballkanike duke ndryshuar qëndrimin francez. Edhe vitin e kaluar Franca kundërshtoi me forcë çdo vendim që shkonte në drejtim të zgjerimit të BE. Kjo ishte në përputhje me planin për Europën që paraqiti Macron, në thelb të të cilit thuhej se nuk mund të kishte zgjerim të mëtejshëm të Unionit pa pasur fillimisht një konsolidim të tij të brendshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY