DOKUMENTI/Vasili publikon skandalin: Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen 1.7 mln dollarë

DOKUMENTI/Vasili publikon skandalin: Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen 1.7 mln dollarë

127
0
Shares

Sipas ish-kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, një tjetër skandal i madh mban emrin e Rilindjes.

Vasili flet për një vendim qeverie që prek dy ministri.Në një postim në “Facebook”, Vasili ka publikuar vendimin për heqjen nga buxheti të 1.7 milionë lekëve nga Ministria e Mbrojtjes e për t’ia dhënë këtë shumë Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, një skandal i tillë duhet hetuar deri në fund.

POSTIMI I VASILIT
SKANDAL I!!

(Dokumenti foto)

Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollarë me firmën e Edi Ramës për t’ia dhënë Ministrisë së Brendshme.
Një milion e shtatëqind mijë dollarë shpërblim për policinë sepse pati “meritën” e turpshme që të hidhte gaz helmues, të rrihte dhunshëm dhe arrestonte qytetarët e pafajshëm dhe mbrojti me zjarr egërsisht të korruptuarit e qeverisë.
Ministria e Mbrojtjes për të gënjyer NATO-n dhe nga që gjoja nuk i dilnin paratë për buxhetin, futi në buxhetin e mbrojtjes edhe Spitalin e Traumës helikopterët e shëndetësisë dhe emergjencat civile, ndërsa sot lejon t’i marrin plot 1.7 milionë dollarë sevap për policinë.
Paratë e Fondit rezervë të qeverisë, të buxhetit të koncesioneve dhe të tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi, kurse Ministrisë së Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurisë Kombëtare i zhvaten paratë.
Një skandal i tillë duhet hetuar deri në fund.
Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor për t’u mbajtur në këmbë edhe ca ditë më shumë.
Shiheni vetë vendimin e turpshëm të qeverisë dhe kuptoni këtë banditizëm qeveritar të padëgjuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY