Fëmija më mirë t’i ngjajë nënës apo babait? Shkenca jep përgjigjen

Fëmija më mirë t’i ngjajë nënës apo babait? Shkenca jep përgjigjen

316
0
Shares

Shkenca ka arritur të vërtetojë që nëse fëmijët i ngjajnë babait, kjo është gjë e mirë për shëndetin e tyre.

Kështu thotë një studim i ri nga “Journal of Health Econimics”, sipas të cilit bebet që i ngjajnë më shumë baballarëve në lindje, kanë më shumë shanse që të shpenzojnë më shumë kohë kualitative me ta, e për pasojë do të jenë më të shëndetshëm në kohën që do të mbushin 1 vjeç.

Skuadra shkencore e Solomon Polaccheck bëri një eksperiement, duke vëzhguar disa prindër meshkuj dhe se si silleshin ata me të vegjlit e tyre për një muaj. Ata dolën në përfundimin se baballarët, fëmijët e të cilëve i ngjanin atyre në pamje, shpenzonin më shumë kohë me ta, rreth 3 ditë më shumë në muaj se të tjerët. Pra bebet që ngjasonin me babain, kishin një prind mashkull që ishte më i angazhuar në rolin e tij, dhe për rrjedhojë këto fëmijë shkonin më pak në dhomën e emergjencave, sepse nuk kishin probleme me frymëmarrjen apo me sëmundjet e tjera.

Por cila është lidhja mes ngjashmërisë në pamje dhe shëndetit? Kërkuesit shkencorë kanë këtë teori: “Të qënit në kontakt me fëmijën bën që të shtohet dhe kontrolli prindëror mbi ta, pra ata mund të menaxhojnë çdo rrezik potencial që mund të ketë rreth fëmijës, mund të mbledhin informacion, mund ti plotësojnë atyre çdo kërkesë dhe nëse të dy prindërit angazhohen njësoj atëherë kjo është e mirë për shëndetin e bebit. Baballarët kanë një rol të rëndësishëm në rritjen e fëmijës, dhe e gjitha ndikon në shëndetin e tij.

Në fund është e rëndësishme të thuhet se thelbi i këtij studimi nuk është të tregohet se fakti që fëmija ngjason me babin do ta bëjë atë më të shëndetshëm, por përfshirja e prindit mashkull në rritjen apo jetën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY