Sharkohet nga detyra Islamaj, Gjykata e Lartë “humbet” një tjetër anëtar

Sharkohet nga detyra Islamaj, Gjykata e Lartë “humbet” një tjetër anëtar

108
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vlerësuar se gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, nuk justifikon burimin e pasurive dhe për këtë arsye ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ta shkarkojë nga detyra.

KPA ka analizuar gjendjen financiare të zotit Islamaj, si dhe pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si toka, apartamente,  garazhe, automjete, por edhe lëvizjet e tij jashtë Shqipërisë.

Pas hetimit të fakteve të reja u miratua kërkesa për ankimimin e vendimit të KPK.

Vendimit i sotëm i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili ka shkarkuar nga detyra  një nga tre anëtarët e mbetur në këtë gjykatë, gjyqtarin Edmond Islamaj, e ka bërë të pamundur funksionin e kësaj gjykate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY