Denoncuan rrëmbimin e minorenes, flet 15-vjeçarja: Nuk dua të kthehem, jam me…

Denoncuan rrëmbimin e minorenes, flet 15-vjeçarja: Nuk dua të kthehem, jam me…

166
0
Shares

Një familje në Fier denoncoi humbjen e vajzës së tyre 15-vjeçare. Burime nga policia, sqaronin se vajza pretendohej se ishte rrëmbyer.

Minorenja është larguar dje, rreth orës 9 në mëngjes.Së fundmi, mësohet se vajza është gjetur.  Ajo quhet Jurgena Xhelali.

Vajza është nga fshati Mbroastar, ura e Fierit dhe i përket komunitetit rom. Mësohet se policia e Beratit ka gjetur sot vajzën, e cila ndodhet në komisariat dhe nuk pranon të flasë më familjarët. Ndërkohë vajza thotë në komisariat se është larguar me dëshirë.

E reja ka deklaruar para bluve se është larguar me dëshirë me një djalë me të cilin ka një marrëdhënie dashurie, ky i fundit nga Berati.

Ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, dhe se preferon që të qëndrojë me të dashurin e saj.

Prindërit kanë denoncuar me pretendimin se vajza është minorene. Policia po vazhdon të hetojë mbi ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY