Gramoz Ruci nuk le zyren si Rama kur ka protesta, nuk komenton...

Gramoz Ruci nuk le zyren si Rama kur ka protesta, nuk komenton qeverine e tranzicionit

122
0
Shares

Kreu i Parlamentit Gramoz Ruci beri diferencen sot me Kryeministrin Rama kur theksoi se protestat e opozites pergjithesisht i ka ndjekur nga zyra edhe ne rastet kir kishte dite pushimi.

Ne nje takim me gazetaret rreth vizites ne Hollande, ai u pyet nese ndjehej i rrezikuar nga protesta dhe nese ishte per nje qeveri tranzitore.

Ruçi, si ia keni argumentuar partnerëve ndërkombëtarëfaktin se në Shqipëri, më 30 qershor mund të mos bëhenzgjedhje, siç lideri i opozitës pretendon?

Ju i keni ndjekur nga afër takimet që unë kam pasur. Ato kanëqenë të hapura edhe me bashkëbiseduesit. Kjo pyetje nuk më është bërë nga asnjeri, pasi për anëtarët e Bashkimit Evropian, braktisja e institucioneve dhe braktisja e zgjedhjeve është e pakuptimtë, e paperceptueshme dhe nuk përbën pyetje për tëmarrë një përgjigje nga askush. S’ më është bërë një pyetje e tillë.

Një qeveri tranzitore sipas jush, do të ishte zgjidhje duke marrë parasysh faktin që edhe ish-eksponentë tërëndësishëm të PS-së kanë argumentuar diçka të tillë, madjekanë përmendur edhe emra ish-socialistë.

Nuk merrem me komente, me deklarata, ju e dini, unë kryej detyrën e  Kryetarit te Kuvendit dhe flas  në emër tëKushtetutës, në emër të parimeve dhe të rregullave të lojës sëdemokracisë. Shqipëria ka një qeveri,  njëparlament,një mazhorancë dhe i vetmi mekanizëm janë mocionet e besimit,  mosbesimit dhe zgjedhjet.

Kryeministri nuk ka qenë asnjëherë në selinë e tij kur opozita proteston. Ju nga i keni ndjekur protestat? Herën e fundit u dogj edhe zyra juaj.

Sigurisht që, kur kam pasur rastin kur kam qenë në zyrën time, kur kam qenë në orare pune apo edhe ditë pune. Por jo vetëm, edhe në ditë pushimi kam qenë në zyrën time, ashtu sikurse kurkam pasur ndonjë agjendë tjetër, kam qenë duke bërë detyrëntime zyrtare.

Je ndjerë ndonjëherë i rrezikuar?

Jo, fare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY