Mbretëresha në kërkim të një menaxheri për rrjetet sociale, ofron shumën e...

Mbretëresha në kërkim të një menaxheri për rrjetet sociale, ofron shumën e majme

118
0
Shares

Faqja e internetit të familjes mbretërore ka nxjerrë aktualisht një reklamë për vendet e punës në rolin e një menaxheri të rrjeteve sociale të vetë Mbretëreshës Elisabeth II.

Sipas njoftimit, puna do të përfshijë menaxhimin e lajmeve të përditshme në platformat digjitale dhe të rrjeteve sociale, krijimin e përmbajtjes, si dhe kërkimin dhe shkrimin e karakteristikave.

Ky pozicion shërben për të gjetur mënyra të reja për të ruajtur praninë e Mbretëreshës në sytë e publikut dhe në skenën ndërkombëtare.

Ky pozicion do të vendoset në Pallatin Buckingham dhe do të ofrojë pagën prej 30,000 paundësh, në varësi të përvojës dhe do të kërkojë që punonjësi të punojë 37,5 orë në javë, nga e hëna deri të premten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY